Bournemouth merr lojtarin e dytë brenda ditës nga Liverpool

Bournemouth kanë qenë shumë aktiv në fushën e transferimeve. Skuadra nga Premierliga vetëm sot ka transferuar dy lojtarë nga liderët e Liverpool, shkruan lajmi.net. Pasi transferuan Dominic Solanken për shumën e 22 milionë eurove, Bournemouth kanë kryer edhe një lëvizje tjetër. Është mbrojtësi i djathtë i Liverpool, Nathaniel Clyne që i është bashkuar skuadrës së Eddie Howe. Lojtari do ta përfundoj sezonin tek Bournemouth, në formë huazimi.