Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brexit, kryeministrja May: BE po rrezikon jetën e qytetarëve

Brexit, kryeministrja May: BE po rrezikon jetën e qytetarëve

Kryeministrja e Britanisë Thereza May ka paralajmëruar se Bashkimi Europian po rrezikon jetën e qytetarëve me largimin e Britanisë nga sistemet e sigurisë të Unionit. Sipas saj, kjo do të ulë ndjeshëm edhe kapacitetin e Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

May i bëri thirrje liderëve të BE-së që të konsiderojnë atë që është në interesin më të mirë të sigurisë së qytetarëve të dy palëve.

Deklaratat e kryeministres May u bënë në përfundim të samitit të Këshillit Evropian.

Pas largimit nga Brukseli, liderët e BE-së kanë diskutuar për Brexit pa kryeministren May.

Sipas zyrtarëve britanikë, të cituar nga BBC, shefja e qeverisë së Londrës kërkon nga Unioni që vendi i saj të vijojë pjesëmarrjen në skema si mekanizmi “Prum” për shkëmbimin e profileve të ADN-së, Sistemin e Informacionit të Gjeneratës së Dytë të Shengen, një arkiv të dhënash që jep alarmin në kohë reale për individë të caktuar dhe në Sistemin Europian të Informacionit të Rekordeve Kriminale.

Sipas May, pa qasje në këto sisteme, aftësia e Britanisë për të luftuar terrorizmin do të reduktohen./Ora News