Br’igadat Ka’ssam: Shënjestruam 50 ush’tarë iz’raelitë në Ga’za

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se ka shënjestruar 50 ushtarë izraelitë në lagjen Tel Al-Hawa në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se “Pranë xhamisë Al-Falah në lagjen Tel al-Hawa shënjestruam me minë me eksploziv të lartë forcën e këmbësorisë sioniste të përbërë nga 50 ushtarë”.

Në deklaratë nuk u dhanë detaje të tjera. Ndërkohë nga ushtria izraelite nuk është bërë ende deklaratë lidhur me çështjen.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 44.580 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 105.739 persona të tjerë u plagosën.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.