Brightoni kërkon 30 mln euro për Trossardin

Mesfushori ofensiv Leandro Trossard mund të largohet këtë muaj nga Brightoni, por me kusht që skuadra e interesuar për shërbimet e tij të ofrojë 30 milionë euro.

BBC ka bërë të ditur të martën se Brightoni është i gatshëm ta lirojë belgun pas interesimit të madh nga skuadrat tjera angleze dhe për këtë arsye tashmë i ka caktuar çmimin. 28-vjeçari ka kontratë me Brightonin deri në fund të këtij sezoni, por me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Trossard, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë në Premier League, po kërkohet nga Tottenhami, Chelsea dhe Arsenali, skuadra që po insistojnë në transferimin e tij.

Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Genku.