Britani e Madhe, prindërit protestojnë kundër mësimeve mbi homoseksualitetin

Më shumë se 300 prindër dhe fëmijë britanik u mblodhën dje jashtë një shkolle fillore për të protestuar kundër mësimeve mbi homoseksualitetin.

Nxënësit u mbajtën jashtë mësimeve për orën e parë të ditës. Disa u bashkuan me himne dhe pankarta ku shkruhej ‘Edukim, jo indoktrinim’.

Një fëmijë mbante një pankartë me dorë, ku shkruante: ‘Lerini fëmijët të jenë fëmijë.’

Protesta vjen në mes të një fushate kundër mësimeve mbi homoseksualitetin. Besmtarët evangjelist dhe të krishterë u bashkuan me ta për të protestuar në një shfaqje solidariteti. /MESAZHI/