
Konsullata britanike në Jerusalem ka dënuar vrasjen e dy palestinezëve nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor. Në një postim në rrjetin X thuhet: “Ekstremistët kolonë nuk përballen me pasoja. Duhet të ketë përgjegjësi.”
Të premten, kolonët izraelitë rrahën për vdekje Sayfollah Musallet, një 20-vjeçar me shtetësi amerikane, dhe vranë me armë Mohammed Shalabi, në veri të Ramallahut.
Që nga viti 2022, forcat izraelite kanë vrarë të paktën nëntë shtetas amerikanë, përfshirë gazetaren Shireen Abu Akleh. /mesazhi







