Anëtarët e koalicionit evropian “End Toksic Pesticide Trade Coalition” organizuan protestë simbolike sot përpara selisë së Komisionit Evropian në Bruksel, raporton Anadolu.
Gjatë demonstratës, protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane. Protesta përfshin dorëzimin simbolik të 75 kutive, që përfaqësonin 75 substancat aktive të ndaluara për përdorim brenda bllokut që BE ka eksportuar.
Koalicioni tha gjetjet e fundit se BE-ja ka miratuar eksportin e gati 120 mijë tonëve të këtyre pesticideve të ndaluara në vitin 2024, pavarësisht angazhimit nga Komisioni për t’i dhënë fund kësaj praktike.





