Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bruksel, u evakuua ndërtesa afër institucioneve të BE-së pas alarmit për bombë

Bruksel, u evakuua ndërtesa afër institucioneve të BE-së pas alarmit për bombë

Një ndërtesë në zonën ku gjendet institucionet e Bashkimit Evropian (BE) në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është evakuuar pas një denoncimi për bombë.

Siç mësohet, bëhet fjalë për një ndërtesë të një institucioni në rrugën Breydel që ofron shërbime këshillimore për Komisionin Evropian, nga e cila janë evakuuar rreth 40 persona pas alarmit për bombë.

Policia ka rrethuar me kordon të sigurisë zonën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe zjarrfikëse dhe ekspertë për deaktivizimin e mjeteve shpërthyese.