Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes është emëruar lojtari i muajit në Premierligë për muajin shkurt pasi bëri një ndikim të madh në ‘Old Trafford’ pas lëvizjes së tij prej 55 milionë euro nga Sporting në janar.
United më në fund arriti të joshte portugezin pas shumë muajsh spekulime në 30 janar, i cili nënshkroi kontratë pesë-vjeçare.
25-vjeçari i është përshtatur kërkesave të futbollit anglez më shpejt nga ç’do të mund ta parashikonte, me një debutim fantastik ndaj Wolves – duke paralajmëruar me atë që po vinte, përcjell lajmi.net.
Fernandes vazhdoi me përformanca fantastike duke luajtur rol kryesor në fitoren 2-0 ndaj Chelsea më 17 shkurt.
Ish-lojtari i Sporting rrëmbeu shënoi golin e parë me Djajtë e Kuq një javë më vonë, në fitoren 3:0 ndaj Watford.
Fernandes është shpërblyer për fillimin e tij mbresëlënës në Manchester me vlerësimin e lojtarit të muajit, duke u bërë lojtari i parë portugez që fitoi çmimin që nga Deco me Chelsea në gusht 2008.








