Bullgaria mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në NATO dhe në BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim homologun e saj bullgar, Rumen Radev,

Osmani në Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, derisa është shprehur mirënjohëse ndaj presidentit Radev për angazhimin dhe përkushtimin e tij.

“Bullgaria mbështetë fuqishëm integrimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Falënderimi i popullit të Kosovës është i përhershëm! Mirënjohëse ndaj Presidentit Radev për angazhimin dhe përkushtimin e tij”, shkroi Osmani.

Kurse gjatë konferencës për medie presidenti Rumen Radev, tha se vetëm një vit pas takimit në Sofje me presidenten Osmani, bashkëpunimi në mes të dy vendeve është ngritur shumë si në dialogun politik në mes të dy vendeve dhe fusha tjera reciproke.