Burrat dhe gratë duhet të stërviten në kohë të ndryshme, thotë studimi

Sipas një studimi amerikan burrat dhe gratë duhet të stërviten në kohë të ndryshme.

Ai zbuloi se gratë djegin më shumë yndyrë trupore gjatë stërvitjes në mëngjes, ndërsa mbrëmjet janë për burrat.

Dallimet në hormone, në orët biologjike dhe ciklet gjumë-zgjim ndërmjet gjinive, të gjitha mund të luajnë rol.

Studimi i 30 burrave dhe 26 grave – të gjithë aktivë dhe të shëndetshëm, dhe midis 25 dhe 55 vjeç – zgjati 12 javë dhe monitoroi efektet e një programi të ndryshëm fitnesi, i cili përfshinte stërvitje, sprint, rezistencë dhe qëndrueshmëri.

Njëri grup u ushtrua për një orë para orës 08:30, ndërsa grupi tjetër ndoqi të njëjtat aktivitete në mbrëmje, nga ora 18:00 deri në 20:00. Të gjithë pjesëmarrësit ndoqën një plan ushqimi të krijuar posaçërisht. /euronews