Përbërësit:
- 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek)
- 400 g kungull, i prerë në kubikë
- 120 g djathë dhie
- 2 vezë
- 100 ml pana kuzhine
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Pak arrëmyshk
- Kripë & piper
Përgatitja:
Piq kungullin në 180°C për 20 minuta me pak vaj ulliri, derisa të zbutet. Trazojeni me pirun dhe përzieje me vezët, panën, erëzat dhe gjysmën e djathit.
Shtro brumin në tavë, hidh masën dhe sipër vendos copat e mbetura të djathit.
Piqe 30–35 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.








