Bytyqi: Nuk do të lejojmë përmbaruesit që të fitojnë pa masë në kurriz të qytetarëve

Fatmir Bytyqi

RMV: Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi ka sqaruar se me ndryshimet e propozuara në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjin për përmbarim, tash e tutje asnjë nga bashkëqytetarët tanë nuk do të vihet në situatë që të paguajë interes kontraktual ose penal për borxhet e tij të papaguara, të cilat do të jenë në një shumë më të madhe se principali i shumës totale të borxhit. Me ndryshimet e reja ligjore, interesi kontraktor ose penal mund të llogaritet deri në momentin që të arrijë shumën e shumës së principalit të borxhit.

“Ky është edhe një tjetër hap që kjo garniturë qeverisëse e bën në drejtim të drejtësisë dhe drejtshmërisë dhe që do të ulë arbitraritetin e kompanive dhe individëve që për vite me radhë realizuan të ardhura dhe fitime shtesë në kurrizin e qytetarit të thjeshtë”

Bytyqi shtoi se borxhet me afat maturimi më të gjatë se 5 vјet nuk do të paguhen, duke shkurtuar kështu periudhën e përcaktuar në vendimin e mëparshëm ligjor në një periudhë prej 10 vitesh. “Me këtë përmbushim edhe një pjesë të programit me të cilin ofrojmë mbrojtje dhe drejtësi për qytetarët”, thekson zëvendëskryeministri Bytyqi. /shenja