Milani ka fituar 2-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 19-të në Serie A.
Rossonerët e kanë dominuar takimin që nga fillimi dhe mundi i tyre u shpërblye me dy golat e shënuar.
Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic shënuan në fitoren e Milanit, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi suedez u vlerësua me notën 7.6 për paraqitjen ndaj Cagliarit.
Kujtojmë se kjo ishte paraqitja e parë titullar e Ibras te Milan pas rikthimit këtë afat kalimtar.








