Çaji i xhenxhefilit: 7 super përfitimet shëndetësore për organizmin

Një pije e ngrohtë dhe e shijshme për t’u pirë, por që sjell edhe shumë përfitime shëndetësore për organizmin. Imagjinoni veten pas disa muajsh, kur temperaturat të ulen, dimri dhe i ftohti të bëjnë punë e vet, një çaj i ngrohtë është shpëtim për veten dhe gjithë familjen. Xhenxhefili është në listën e bimëve të preferuara për të përgatitur një super çaj.

Pjesa e bimës që përdoret në kuzhinë apo në çajra është kërcelli, me një lëkurë të hollë bezhë që në disa raste mund të qërohet, por mund të mjaftoheni edhe me larjen.

Një copë nga xhenxhefili e lani, mund ta qëroni dhe ta vendosni për t’u zier deri sa të vlojë, jo më shumë se 10 minuta. Mund ta shërbeni me limon dhe mjaltë.

Përtej mënyrës së lehtë të përgatitjes së çajit të xhenxhefilit, përfitimet që merr organizmi janë shumë më të mëdha. Ja shtatë prej tyre:

-Lehtëson përzierjet: Nëse keni përzierje për motive të ndryshme, pini çaj xhenxhefili pasi ju bën të ndiheni më mirë

-Lehtëson problemet me stomakun: Xhenxhefili ndihmon procesin e tretjes -Ul inflamacionin: Vetitë anti-inflamatore të xhenxhefilit njihen, pasi ndihmon në shfryrjen e barkut apo lehtësimin e dhimbjeve të muskujve

–Rregullon traktin respirator: Çaji i xhenxhefilit lehtëson fytin e acaruar apo inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes duke ju ndihmuar që të merrni frymë lirisht

-Përmirëson funksionet e trurit: Studiuesit zbuluan se xhenxhefili përmirëson vëmendjen dhe proceset njohëse

-Lehtëson dhimbjet menstruale: Vetitë e xhenxhefilit për relaksimin e muskujve mund të sjellin edhe lehtësim për dhimbjet menstruale

-Forcon sistemin imunitar: Antioksidantët e shumtë që gjenden në çajin e xhenxhefilit forcojnë sistemin imunitar, duke reduktuar rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet infektive.