Çaji për gjumin të Ëmbël

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, stresuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj.
I përgatitur me lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Sipas studimeve gjendja shpirtërore e njeriut dikton gjumin dhe ëndrrat që ai sheh gjatë natës.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

  • Lëkura të thata mandarinash
  • Lëkura të thata limonësh
  • Lëkura të thata portkallesh
  • Kamomil
  • Pak xhinxher
  • Kanellë
  • Karafila
  • Pak mjaltë

Përgatitja
Hidhni në një filxhan të madh çaji një lugë kafeje me lëkura të thata mandarinash, portokallesh, limonash dhe kamomili.
Shtoni pak pluhur kanelle dhe disa karafila.
Zjeni ujë dhe hidheni të nxehtë në filxhanin e çajit.
Lëreni për 15 minuta dhe trazojeni herë pas here.
Në fund hidhini një lugë çaji me mjaltë dhe trazojeni sërish.
Pijeni të ngrohtë para se të flini gjumë.
Do të shihni se si shija unike dhe aromat fantastike do t’iu përfshijnë tërësisht duke u ofruar qetësi pozitive.