Sulmuesi i krahut, Yannick Carrasco, sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të janarit, raporton “AS” të martën.
Mësohet se Carrasco ka njoftuar Atletico Madridin se dëshiron që karrierën ta vazhdojë në “Camp Nou”, pasi raportohet se belgu ka arritur marrëveshje personale me Barçën.
Te Barcelona, Carrasco pritet ta zëvendësojë holandezin Memphis Depay që do të largohet nga ekipi për të vazhduar karrierën diku tjetër.
29-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2024, ndërsa Barcelona së shpejti do t’i nisë kontaktet me ekipin nga Madridi për shërbimet e tij. Ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha ndeshjet për Atleticon këtë sezon.








