Casemiro rinovon kontratën me Real Madridin

Futbollisti ka nënshkruarë kontratën e re me gjigantin spanjoll.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Casemiron për zgjatjen e kontratës, shkruan lajmi.net.

Mesfushori me kontratën e re do të mbetet te ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2025.

Gjiganti spanjoll fillimisht vazhdoi kontratën me Karim Benzeman më pas me Federick Valverden ndërsa tash me Casemiron.

Braziliani ka pasur paraqitje tejet të mira sezonet e fundit me “Los Blancos” duke krijuar një mesfushë të frikshme me Toni Kroos dhe Luka Modric.