Çavuşoğlu: Bregu Perëndimor është tokë palestineze

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka reaguar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për shkak të deklaratës së tij në lidhje me “Bregun Perëndimor”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social, ministri Çavuşoğlu tha se “Bregu Perëndimor është tokë palestineze e cila ndodhet nën pushtimin e Izraelit në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Deklaratat e papërgjegjshme që Netanyahu ka dhënë për shkak të shqetësimit nga votat para zgjedhjeve nuk do ta ndryshojnë në asnjë mënyrë këtë fakt”.

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu ka deklaruar se nëse fiton në zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen më 9 prill planifikon të “aneksojë për Izraelin” njësitë e jashtëligjshme të vendbanimeve hebreje që ndodhen në Bregun Perëndimor të pushtuar.