Çavusoglu: Fuqia e butë është fuqia e përhershme e një vendi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se fuqia e vendeve matet me fuqinë e tyre në fusha të tilla si ekonomia, ushtaria, kultura, arti, shkenca dhe arsimi.

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalie, Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve të të rinjve në seancën me temën Rinia, të organizuar nga ana e Korporatës së Radios dhe Televizionit Turk (TRT).

Duke rikujtuar se në marrëdhëniet ndërkombëtare ekzistojnë konceptet e fuqisë së fortë dhe të butë, Çavusoglu vuri në dukje se përveç Ministrisë së Punëve të Jashtme, institucionet si Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Instituti Yunus Emre, Turkish Airlines dhe Gjysmëhëna e Kuqe, janë institucione shembullore për fuqinë e butë të Turqisë.

“Fuqia e përhershme e një vendi, për mendimin tim, është fuqia e tij e butë”, u shpreh Çavusoglu.

Duke theksuar se serialet turke zënë një vend të rëndësishëm në fuqinë e butë të Turqisë, kreu i diplomacisë deklaroi se serialet turke ndiqen në të gjithë botën.

Duke deklaruar se besojnë në diplomacinë kulturore dhe shohin përfitimet prej saj, Çavusoglu tha: “Ne mbështesim materialisht dhe moralisht aktivitetet e artistëve, piktorëve, muzikantëve, miqve tanë që janë të suksesshëm në të gjitha fushat e artit dhe kulturës jashtë vendit.”