Çdo gjë kërkoje brenda teje…

Sekreti që po kërkoni dhe mrekullia që prisni të përmbushet është brenda jush. Lumturia që ju mungon aq shumë, dashuria e madhe që dëshiron zemra juaj por, edhe Zoti është brenda jush.
Mos u humbni shumë dhe të kërkoni jashtë vetës tuaj. Thjesht, qetësohuni dhe zhyteni në thellësitë e shpirtit tuaj, përgjigja është aty.
Dije mirë se e vetmja gjë që qëndron mes teje dhe shpirtit tënd je ti, sepse je mësuar të shikosh jashtë dhe do gjithçka nga jashtë!
Kurr nuk do gjesh asgjë dhe do të humbasësh gjithçka, e bashkë me to veten dhe shpirtin tend. Ngase, përderisa kërkon jashtë teje atëherë shpirti yt kurrë nuk do ta gjejë paqen…
Kurrë mos harroni se ajo që kërkoni ju pret në anën tjetër të trishtimit dhe frikës.Dhe nuk do ta merrni derisa ta prekni më parë brenda vetes. Kështu kurrë nuk do të arrini të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm pasi që çdoherë ikni nga vetja juaj dhe fshiheni në zhurmë.
Qetësohuni pak dhe njihuni së pari me veten tuaj…
Ju jeni të mrekullueshëm ashtu siç jeni dhe Zoti ju do ashtu siç jeni.Kërkojini Zotit tuaj që t’ju ndihmojë të kuptoni dhe përqafoni veten dhe të tregoni gatishmërinë tuaj të sinqertë për Të.
Lutuni shumë dhe jini të lidhur me Zotin dhe shpirtin tuaj. Zemra juaj le të thotë Zot, Zot dhe Zot…
Pra, qëllimi juaj i parë le të jetë njohja e vetvetes, njohja e Zotit tuaj dhe të kuptosh se sa shumë të do Zoti dhe sa shumë i mungon Zoti; Ai ka mall për atë fëmijë të bukur dhe të pafajshëm që është brenda teje.
Zoti është gjithmonë afër, thjesht ji këtu dhe tani lejo që zemra jote t’i thërrasë Perëndisë…
E këtë mund ta bësh vetëm duke e njohur së pari veten…

Nga: Artan Musliu