Celta Vigo bën rikthimin e çmendur dhe merr një barazim ndaj Barcelonës

Barcelona ka dështuar në fund duke barazuar 3-3 në udhëtim te Celta Vigo në kuadër të javës së 13-të në La Liga, edhe pse ishte duke fituar 0-3 pas pjesës së parë.

Klubi katalunas ishte afër t’i kthehej fitores pas tri dështimeve, duke marrë një triumf të madh ndaj Vigos, por në fund dështuan duke u kënaqur me vetëm një barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës, e cila përveç rasteve shënoi edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte Ansu Fati, i cili shënoi një gol të bukur për 0-1, ndërsa Sergio Busquets (18’) gjithashtu shënoi një supergol për 0-1.

Deri në fund të pjesës së parë, katalunasit gjeten edhe një herë golin me anë të Memphis Depay (34’), i cili shënoi për 0-3.

Në pjesën e dytë, Barcelona pati rënie në lojë, ndërsa vendasit e shfrytëzuan për mrekulli duke fituar terren dhe duke shënuar tri gola, por një barazim të madh.

Iago Aspas (52’) hapi serinë e golave në këtë pjesë duke shënuar për 1-3, ndërsa Nolito (74’) ngushtoi rezultatin në 2-3.

Kur pritej që ndeshje të përfundonte, ashtu nuk mendoi edhe Aspas, i cili në minutën e gjashtë shtesë shënoi për barazimin 3-3 dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Barcelona e sheh veten në pozitën e nëntë me 17 pikë, ndërsa Celta Vigo renditet e 14-ta me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit luajnë në shtëpi ndaj Espanyolit, ndersa Cigo e pret Villarrealin.