Ballina Lajmet Kosovë Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.

Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka deklaruar se takimi pritet të fillojë në ora 11:00

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, pas pesë vitesh në krye të shtetit, Vjosa Osmani e përmbyll sot mandatin e saj si presidente e Kosovës.

Ajo ka ndarë një mesazh pas përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, duke theksuar se këto vite nuk kanë qenë historia e një individi, por rrugëtimi i përbashkët i gjithë qytetarëve të Kosovës./