Çfarë duhet të dini për sëmundjen e Alzheimerit?

Sëmundja e Alzheimerit është një formë progresive e demencës. Demenca është një term më i gjerë për problemet e shkaktuara nga dëmtimet e trurit ose sëmundjet që ndikojnë në kujtesën, të menduarit dhe sjelljen e njeriut.

Sipas Shoqatës së Alzheimerit, kjo sëmundje përbën 60 deri në 80 përqind të rasteve të demencës. Shumica e njerëzve me këtë sëmundje diagnostifikohen pas moshës 65 vjeçare.

Për Alzheimerin nuk ka shërim, por ka trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes.

Kjo sëmundje është një gjendje kronike e vazhdueshme, simptomat e së cilës vijnë gradualisht dhe efektet në tru janë degjeneruese, që do të thotë se ato shkaktojnë rënie të ngadaltë.

Disa njerëz kanë më shumë mundësi që të diagnostifikohen me këtë sëmundje, përfshirë këtu njerëzit mbi 65 vjeç, shkruan Healthline.

Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit shfaqin disa sjellje dhe simptoma të vazhdueshme që përkeqësohen me kalimin e kohës. Këto mund të përfshijnë humbja e kujtesës që ndikon në aktivitetet e përditshme, të tilla si vështirësi në zgjidhjen e problemeve, probleme me të folurin ose të shkruarit.

Mund të ndodh që këta persona të mos jenë në gjendje të kujdesen për higjenën personale, të kenë ndryshime humori dhe personaliteti si dhe të kenë tërheqje nga miqtë, familja apo edhe komuniteti.

Simptomat e Alzheimerit ndryshojnë sipas fazës së sëmundjes.

Nuk mund të thuhet shumë për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje, disa jetojnë një kohë të gjatë me dëmtime të lehta, ndërsa të tjerët përjetojnë një shfaqje më të shpejtë të simptomave dhe përparim më të shpejtë të sëmundjes.