Çfarë po ndodh me Xhaminë e Kalasë në Prizren?

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Prizreni vendosi me shumicë votash që ta rindërtojnë xhaminë brenda kalasë së Prizrenit, e cila kishte themelet e para në shekullin e 15.

Xhamia e kalasë, e cila u ndërtua nga osmanët e parë që u vendosën në kala, pati fatin e keq të rrënohej regjim pas regjimit.

Xhamia e vogël dhe modeste e asaj kohe shërbente vetëm për nevojat e ushtarëve, por vlera e saj historike qënron përtej kësaj. Kjo xhami është prej më të vjetrave në Kosovë, dhe është dëshmi e aktiviteteve të kohës.

Kuvendi Komunal i Prizrenit ndonëse ka votuar me shumicë votash për rikthimin e xhamisë në vendorigjinë, ende nuk është marrë asnjë veprim konkret në këtë drejtim.

Megjithatë, historianët, ashtu si ekspertët e turizmit, besojnë se rikthimi i xhamisë së kalasë do të ishte atraksion i radhës për Prizrenin, dhe se do ta zhvillonte turizmin edhe më tej, por edhe do të ju shërbente besimtarëve.

Xhamia e Kalasë, përvec temeleve ka dëshminë e pllakës së vendosur nga Mahmut pashë Rrotlla, e cila dëshmon se xhamia ishte aty për besimtarët, dhe sic shkruhet në pllakatë,  “kjo xhami në të vërtetë është ngritur pas çlirimit të Prizrenit, ndërtesa gjatë kohës është rrënuar, dhe kishte qenë në gjendje të mjerë, valiu i vilajetit, Mahmut pasha xhaminë e ka rindërtuar në vitin 1244 hixhri/1828 gregorian”. /MESAZHI/