Challandes: Dua që ekipi im të “luftojë”, të luajë me pasion, ëndërrojmë Euro 2020

Bernard Challandes është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Kosova të shtunën e zhvillon kundër Çekisë.

Trajneri i Kosovës ka refuzuar të flas për mungesat, por ka shtuar se i duhet të gjejë zgjidhje, dhe zgjedhja e tij është puna ekipore.

“Kam thënë në fillim të javës, nuk dua të flas shumë për mungesat e lojtarëve, unë duhet të gjejë zgjidhje”.

Zgjidhja ime nuk është individuale, ne do të bëjmë zgjidhje ekipore, ne duhet te punojmë si ekip shumë e më shumë”.

Në pyetjen nëse lojtarët janë të përgatitur psikologjikisht për këtë ndeshje shkaku i mungesave, trajneri është përgjigjur: “Natyrisht shpresoj që lojtarët janë të gatshëm psikologjikisht”.

“Po shpresoj shumë se kjo është një mundësi e mirë që ekipi të luftojë, të jetë me pasion, të luajë me pasion”.

“Çekia i ka gjashtë pikë, ne i kemi pesë. Ne kemi ëndrra, nuk po flas për qëllime, për ëndrra. Ne mund të ëndërrojmë, por vetëm nëse bëjmë një ndeshje shumë të mirë”.