Challandes: Është grup i fortë, por kam besim te Kosova ime

BAKU, AZERBAIJAN - SEPTEMBER 07: Milot Rashica of Kosvo escapes a challenge from Badavi Huseynov of Azerbaijan during the UEFA Nations League D group four match between Azerbaijan and Kosovo at Baku Olimpiya Stadionu on September 7, 2018 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Francois Nel - UEFA/UEFA via Getty Images)

Trajneri i Përfaqësueses kosovare, Bernard Challandes ka reaguar pas shortit të hedhur sot në Dublin.

Djelmoshat e teknikut zviceran do të përballen me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Dhe Challandes thotë se ky grup nuk është aspak i lehtë, por se ai ka besim te lojtarët e tij, transmeton IndeksOnline.

“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova”.

”Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë”.

”Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, tha Challandes.