Challandes: Ndaj Suedisë duhet të tregojmë cilësitë tona

Kosova do të luaj ndeshjen e parë me Suedinë në muajin tetor.

Dardanët do të përballën me Kombëtaren skandinave më 9 tetor në Stockholm.

E për këtë takim ka folur edhe trajneri Bernard Challandes, i cili ka thënë se i pret një ndeshje shumë e vështirë.

“Tani duhet të fokusihemi te ndeshja me Suedinë, që luan një lojë të mirë dhe është një kundërshtar tejet i vështirë”, tha Challandes.

Tutje tekniku zviceran i Dardanëve tha se ndaj Suedisë duhet të tregojë cilësitë që ka Kosova.

“Është koha tani të tregojmë se çfarë mund të bëjmë, një ndeshje fizike, dhe të tregojmë ndaj Suedisë cilësitë tona me top, posedimin e topit, tranzicioni në ndeshje dhe pasime veritkale dhe shpresojmë të shënojmë”, tha Challandes.