Challandesi publikon listën për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton. 

Stërvitja e parë e dardanëve është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”./Indeksonline/