Chelsea e shet lojtarin për 22 milionë euro te rivali i Premierligës

Chelsea do t’i shet disa lojtarë në janar, pasi disa prej tyre kanë hyrë në muajt e fundit të kontratës.

Skuadra londineze po e shet Tammy Abrahamin për 22 milionë euro te Wolves, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea nuk llogaritë në shërbimet e sulmuesit të talentuar, andaj po e shet te rivali i tyre nga Permierliga.

Skuadra londineze e ka të huazuar Abrahamin te Aston Villa, mirëpo në këtë muaj ai do të kaloj te ‘Ujqit’.