Chelsea fiton në frymën e fundit – spektakël penalltishë për tri pikët ndaj Leeds

Chelsea ka marrë fitore të mundimshme në ‘Stamford Bridge’.

‘Blutë’ e Londrës kanë shënuar fitore me rezultatin 3:2 në ndeshjen ndaj Leeds United, shkruan lajmi.net.

Chelsea ishte në disavantazh në minutën e 28’ të ndeshjes, kur Raphinha shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendasit reaguan tre minuta para fundit të pjesës së parë, me Mount që dërgoi topin në rrjetë për 1:1. Pas tij, Jorginho shënoi nga pika e bardhë për 2:1, në minutën e 58’.

Leeds ktheu balancën në 2:2 me golin e Gelhardt në minutën e 83’. Kur mendohej se po shkohej drejt një barazimi, gjyqtari akordoi penallti në favor të Chelsea, në minutën e 93’. Këtë penallti e konvertoi në gol Jorginho dhe i dha kështu tri pikë ‘Bluve’.

Chelsea shkon tani në 36 pikë për pozitën e tretë, me dy pikë më pak sesa liderët Manchester City, derisa Leeds mbetet me 16 pikë.