Chelsea fitore minimale ndaj Malmos

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Malmos (1-0) në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Londinezët ishin dominues në këtë takim, por u desh të pajtohen me një gol epërsi.

Pjesa e parë solli dy momente të mira, për secilën skuadër nga një.

Chelsea provoi me Kai Haverz në minutën e 29-të, por portieri ishte në vend.

Vendasit kanë mundur të shënojnë në fundin e pjesës së parë, por Antonio Colak lëshoi rast të mirë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 56-të, kur Callum Hudson-Odoi pasoi te Hakim Ziyech i cili shënoi për 1-0.

Chelsea kishte edhe një rast të mirë me Havertz, por as kësaj here nuk ishte i saktë

Londinezët kanë 9 pikë nga katër ndeshje, dhe gjenden në vendin e dytë pas Juventusit.