Chelsea kalon në çerekfinale

Chelsea i Premier Leagues së Anglisë ka fituar përballë Blackburnit të “Championshipit” anglez, skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit anglez.

Chelsea të mërkurën në “Stamford Bridge” fitoi 2:0.

Benoit Badiashile në minutën e 30-të dhe Raheem Sterling në minutën e 59-të i shënuan golat e fitores për vendësit që kaluan në çerekfinale pa telashe.

Armando Broja vazhdon të jetë i lënduar te skuadra e Chelseat.