Chelsea mposht me lehtësi Juventusin, Barcelona ndalet nga Benfica

Ekipi anglez ka rrëmbyer vendin e parë në grupin H.

Chelsea ka arritur të mposht Juventusin me rezultat 4-0, shkruan lajmi.net.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, duke dominuar në tërësi si me raste ashtu edhe me posedim të topit.

Pas shumë tentimesh, Chelsea arriti të kalojë në epërsi në min e 26′ përmes Trevoh Chalobah, dhe me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë anglezët ishin sërish më dominues duke arritur të shënojnë edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht Reece James realizoi në min e 56′ për 2-0, ndërsa në min e 58′ Callum Hudson-Odoi shënoi për 3-0.

Krejt në fund ishte Timo Werner që vulosi rezultatin përfundimtarë 4-0 me golin e realizuar në min 90+5′.

Me këtë fitore tani Chelsea ka 12 pikë në vendin e parë në grupin H, ndërsa Juventusi është e dyta me 12 pikë.

Në ndeshjet tjera, Barcelona është ndalur në barazim pa gola 0-0 ndaj Benfikës.

Përkundër dominimit të Barcelonës gjatë 90 minutave gola nuk pati dhe tani Barça ka shtatë pikë në vendin e dytë të grupit E, kurse Benfika ka pesë pikë në vendin e tretë.