Chelsea në çerekfinale, eliminohet Juventusi

Janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit që e kanë kompletuar fazën çerekfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Chelsea dhe Villarreali janë futur në tetëshen më të mirë të garës më prestigjose evropiane në nivel klubesh.

“Nëndetësja e verdhë” ka kaluar tutje pas fitores me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në “Juventus Arena” me tre gola e realizuar në pjesën e dytë nga Moreno, Danjuma dhe Torres.

Chelsea nga ana tjetër ka fituar edhe në ndeshjen kthyese duke e mposhtur skuadrën e Lille në Francë me rezultat 2-1.

Ishin francezët ata që kaluan në epërsi në minutën e 38’ me golin e Burak Yilmaz, por “Blutë” përmbysën rezultatin me golat e realizuara nga Pulisic në minutat shtesë të pjesës së parë si dhe të Cesar Apilicuetas në minutën e 71’ pas asistimit nga Mason Mount.

Këto janë të gjitha skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Ligës së Kampionëve:

Atlético Madridi

Bayerni

Benfica

Liverpooli

Manchester City

Real Madridi

Chelsea

Villarreali