Chelsea ofron 78 mijë shujta për Shërbimin e Shëndetësisë

Chelsea do të ofrojë 78 mijë shujta për stafin e Shërbimit Nacional të Shëndetësisë (NHS) dhe organizatat bamirëse që mbështesin të moshuarit dhe grupet e cenueshme.

Shujtat do të ofrohen nëpërmjet partnerit të klubit për furnizim me ushqim dhe kjo skemë e shpërndarjes do të vazhdojë për gjashtë javë.

“Ne jemi dhe gjithmonë kemi qenë të përkushtuar për të përkrahur komunitetet tona, veçanërisht të cenueshmit. Në këtë kohë ne e kuptojmë se është më e rëndësishme se kurrë”, ka thënë kryetari i Chelseat, Bruce Buck, njofton faqja zyrtare e klubit.