Cili është djathi më i shëndetshëm? Opsionet më të mira, sipas ekspertëve

Përgjigjja e pyetjes në titull është se ka tepër rëndësi trupi juaj dhe nevojat ushqyese, megjithatë ekspertët kanë disa këshilla kryesore.

Ricotta

Lourdes Castro Mortillaro, një dietologe dhe drejtoreshë e Laboratorit Ushqimor në New York, dhe Emily Martorano, gjithashtu dietologe, ranë rakord që ricotta është djathi i cili qëndron në vendin e parë përsa i përket shëndetit.

Ato theksuan se ricotta ka një përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi. “Proteina e hirrës është një nga format më të absorbueshme të proteinave dhe përmban një gamë shumë të gjerë të aminoacideve,” tha Martorano. “Pra, ky është basti më i mirë për dikë që kërkon të ndërtojë muskuj, të ndërtojë forcë duke humbur yndyrën dhe peshën”.

Cili është djathi më i shëndetshëm? Opsionet më

Ricotta

Ricotta është një djathë që prodhohet nga hirra e qumështit të deles, lopës, dhisë etj. Ricotta është e ngjashme me gjizën, mund të përdoren në të njëjtën recetë, por ricotta është disi më kremoze dhe më e lehtë për t’u përhapur dhe ka një shije pak më të ëmbël.

Djathi i fortë

Mortillaro beson se djathrat më të fortë, si parmigiano, pecorino ose gouda, janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, kur konsumohen në moderim.

Për shkak se përmbajnë më pak ujë dhe janë më të koncentruar, “djathërat e fortë do të jenë më të lartë në kalcium dhe ndoshta do të ngopeni me sasi më të vogla, kështu që mos e teproni,” tha ajo.

Cili është djathi më i shëndetshëm? Opsionet më

Gouda

Por nëse jeni me hipertension, duhet të kontrolloni marrjen e kripës, ose ndoshta keni probleme me veshkat, atëherë ndoshta do të ishte më mirë të konsumoni djathë më të butë.

Djathi më i mirë për menaxhimin e peshës

Djathërat që janë të pasur me proteina dhe më pak yndyrë janë opsione të shkëlqyera për njerëzit që kërkojnë të menaxhojnë peshën e tyre, tha për CNN Martorano. Disa djathëra që ajo rekomandon janë djathi i lehtë zviceran, djathi cheddar dhe ricotta.

Cili është djathi më i shëndetshëm? Opsionet më

Cheddar