Ballina Sport Futboll City mpoasht Liverpoolin, mbetët në garë për titull

City mpoasht Liverpoolin, mbetët në garë për titull

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore 1:2 ndaj Liverpoolit në derbin e javës së 25-të në Premier League.

Tri golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Të parët në epërsi kaluan vendasit, me anë të mesfushorit hungarez, Dominik Szoboszlai.

Mesfushori shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 74’të.

Pastaj të gjitha minutat tjera ishin për ekipin mysafir.

Fillimisht për 1:1 shënoi Bernardo Silva dhe më pas nga penalltia, Erling Haaland për 1:2.

Penalltinë në minutat e fundit e shkaktoi portieri, Alisson.

Me fitore, City i Pep Guardiolas shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e 2-të, gjashtë më pak se lideri, Arsenal (56)