City ofron 40 milionë funte për Ake

Shumë klube të mëdha angleze janë vënë pas futbollistit holandez.

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme ne Bournemouth, Nathan Ake i ka bërë të pendohen drejtuesit e Chelseat që e shitën për 20 milionë funte.

23-vjeçari është në vitin e dytë nën urdhrat e Eddie Howie por klubet e mëdha të Anglisë janë vënë në radhë për ta blerë nga Bournemouth.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola insiston për lojtarin e formuar në akademinë e Feyenoord dhe oferta për Bournemouth është 40 milionë funte.

Nga ana tjetër edhe Manchester United me Tottenham po bisedojnë me agjentin e lojtarit, pa përmendur faktin që Chelsea dëshiron ta rikthejë në Stamford Bridge.