Ballina Arritje Teknologji Civilization 7 mbërrin në Shkurt të 2025

Civilization 7 mbërrin në Shkurt të 2025

Tetë vite më parë mbërriti Civilization 6 dhe ka marrë përditësime e DLC të vazhdueshme gjer më sot.

Ju do të mund të rishkruani kursin e historisë me Civilization 7 vitin e ardhshëm. Firaxis Games tregoi gjatë Opening Night Live 2024 një trailer të ri dhe zhvillime të fundit: Civilization 7 do të debutojë më 11 Shkurt 2025.

Tetë vite më parë mbërriti Civilization 6 dhe ka marrë përditësime e DLC të vazhdueshme gjer më sot.

Firaxis Games tha se ishte duke punuar në një lojë të re Civilization në Shkurt të vitit të kaluar. Që atëherë studioja gradualisht ka hedhur më shumë dritë duke debutuar edhe një trailer gjatë Summer Game Fest këtë vit.

Tani në Gamescom 2024 kemi një trailer të ri. Nëse kjo pjesëz videoje nuk mjafton për ju, atëherë Firaxis ka rezervuar një demonstrim të lojës prej 20 minutash në Twitch.

Kur të debutojë më 11 Shkurt, Civilization 7 do të jetë i disponueshëm në PC, Mac, Xbox, PlayStation dhe Nintendo Switch. /GameWorld Albanian