Çka është virusi ”Hanta”, shkaktari i vdekjes së dy personave nga Gostivari?

Javën e kaluar në Gostivar vdiqën dy perona të cilët kishin qenë të prekur nga virusi ”Hanta” që ndryshe njihet si virus që mund të infektohesh nga tajitja e minjëve.
Çka është virusi ”Hanta”?
Është virus që nuk prodhohet në trupin e njeriut por përçohet nga brejtësit tek njeriu. Fatmirësisht i njejti nuk përçohet nga personi i infektuar tek personi i shëndoshë.
Ky virus në dy dekadat e fundit ka mbaruar me fatalitet në dy të tretën e rasteve. Është virus që shfaqet në vende rurale ku mungon infrastruktura dhe pastërtia. Shumicën e rasteve ky virus ”lind” dhe zhvillohet nëpër fermë kafshësh ku fermerët nuk kanë kontroll rreth pastërtisë se objekteve që prekin.
Helmimi me këtë virus mund të përçohet edhe me frymëmarrje ku thithet ajër i përzier me pluhur i infektuar me taitje brejtësish.
Infeksioni në heshtje mund të qëndrojë në trupin tuaj derisa të shfaqen simptomet, njoftojnë nga Fakulteti për mjekësi në ”University of California San Francisco”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Simptomet e shfaqura janë: lodhje, kllapi, lodhje muskujsh dhe djegie në muskujt e barkut.
Shërimi i virusit ”Hanta”
Sipas profesorit dhe infektologut Charles Chiu, ky virus mund të parandalohet me njohje të simptomëve nga stadi i hershëm dhe shërimi i tyre, së bashku me mbajtjen nën kontroll. Në shërim duhet të përfshihen trajtimet me antibiotikë, elektrolite, me mbajtjen e nivelit të lëngjeve, me oksigjenim të bollshëm. Vetëm kështu mund të mbahet nën kontroll virusi.
Profesori Chiu sugjeron që në një të ardhme të afërt shtetet e fuqishme në medicinë të krijojnë lidhje në mes tyre për të analizuar të gjitha rastet, nëpërmjet të cilave do të gjenin shërimin adekuat më lehtë.
Ai gjithashtu thotë se nëpër ferma dhe nëpër ambiente të hapura kur vërehet shtim i numrit të minjëve, shteti duhet të bëjë deratizimin e hapësirave që të parandalohet përhapja e ndonjë infektimi.
Si të parandaloni infektimin?
-Rrini largë vendeve ku dyshoni se ka shumë minj. Mos u ulni në vende për piknik nëse më parë keni parë strofulla minjsh.
-Kur të arrini në vendin e punës ose në shtëpi ku dyshoni se kanë ndejtur minjtë, bëni ajrosje prej 30 minutave duke hapur dyert dhe dritaret e vendit ku do të qëndroni apo punoni.
-Mos filloni të fshini vendin me pluhur nëse dyshoni se kanë kaluar minj. Lagni dyshemetë dhe pastaj filloni të fshini dyshemetë që të parandaloni ngritjen e pluhurit të infektuar.
-Pastroni dyshemetë ku jetoni, të paktën një herë në javë me ndonjë detergjent të fortë që do të zhdukte të gjithë dyshimet.
-Lani enët me ujë të nxehtë apo të njejtat lani në makinë për larjen e enëve. Nxehtësia zhduk virusin apo mikroorganizmat.
-Mbyllni të gjithë shportat e mbeturinave nëpër shtëpi dhe kur t’i pastroni ato përdorni doreza sintetike. /Telegrafi/