Çka kërkon “Pema e Krishtlindjes” në Qeverinë e Kosovë?

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kapitulli I, Dispozitat Themelore, nën nenin 8 – shkruan: Neni 8 (Shtet Laik) Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet fetare.

Kështu është përcaktuar Kosova. Por për zbatueshmërinë e këtij neni, institucionet shtetërore përdorin standard të dyfisht, kur është në pyetje feja islame.

Ato madje kanë ndaluar bartjen e mbulesës, por edhe praktikimin e riteve fetare islame, në institucionet publike, duke u thirrur në laicitet.

Por në pragë të 24 Dhjetorit, Natës së Krishtlindjes, në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës është vendosur “Pema e Krishtlindjes”, apo siç njihet tek populli “Bredhi i stolisur”.

Madje, për “nder” të kësaj feste dhe Vitit të Ri është stolisur me drita ndriçuese edhe oborri i Qeverisë.

Pyetja është. Çka kërkon “Pema e Krishtlindjes” në instituciomet laike?/Mesazhi/