Club Brugge e zyrtarizon transferimin e Ardon Jasharit

Ardon Jashari edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Club Brugge.

21-vjeçari është transferuar nga skuadra e Luzernit dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

Jashari është transferimi i parë i Club Brugge për merkaton e verës, derisa ka zgjedhur të vesh fanellën me numër 30.

Ai këtë sezon me skuadrën e Luzernit ka shënuar 6 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat.