“Çmendet” Barça, ofron 2 lojtarë dhe 125 milionë euro për Neymar

Detaje të reja vinë nga Spanja rreth kalimit të mundshëm të Neymar te Barcelona, shkruan supersport.al.

Mediat spanjolle kanë zbuluar ofertën e re të klubit blaugrana për të bindur drejtuesit e Paris Saint Germain të lejojnë largimin e brazilianit. Sipas të përditshmes katalanase Sport.es për të zhbllokuar situatën, Barcelona ka ofruar 125 milionë euro plus kartonin e Ivan Rakitic dhe huazimin e sulmuesit anësor Ousmane Dembele.

Një ofertë joshëse kjo por që edhe në këtë rast Paris Saint Germain do të marrë kohë për të dhënë një përgjigje pozitive ose negative.