Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ç’mision në të vërtetë ka ky njeri për Shqipërinë?!

Ç’mision në të vërtetë ka ky njeri për Shqipërinë?!

Ajo që duhet të jetë kryedebat në debatet mbi fatet e vendit ku jetojmë

Sot nuk ka vlerë asnjë debat para atij kryesorit që nuk ekziston ende në mediat tradicionale veç atyre sociale: Cili është projekti i Edi Ramës për Shqipërinë? Çfarë ka në mendje ky njeri? Më saktë, cili është misioni i tij?

Së fundi, ai publikoi në rrjete një sajesë fabuleske duke e identifikuar veten me një luan dhe duke i atribuuar Zotit një mision që Ai i paskërka ngarkuar. Patjetër që është një delirantizëm shqetësues, por më tepër se kaq ai buron nga mendësitë e mbrapshta të atyre që kanë qenë e janë gjithnjë belaja e botës dhe të cilët ai i ka miq për kokë dhe ortakë në punët e tij. Dihet tashmë se për kë është fjala, pasi hap pas hapi po heq çdo maskë e po del hapur me fytyrën e vërtetë. Ndaj nuk është e tepërt të thuhet se më tepër nga fakti se Shqipëria nuk ka në krye një kryeministër klasik, të kritikueshëm për shumëçka që ecën keq në qeverisje, ka në krye të një guvernator të Izraelit që po zbaton pikë për pikë një projekt ogurzi mbi Shqipërinë.

Deri dje, qeverisjet në Shqipëri janë gjykuar me narrativat e zakonshme të paaftësisë për aspekte zhvillimore; sot, gjykimi ndaj tij shkon deri te tradhëtia kombëtare.

Duhet kujtuar se ai iu fut politikës me ligjërime e vizione që tentonin të bënin diferencën; kështu erdhi dhe në pushtet. Në krye të tyre ishte emancipimi shoqëror apo ndryshe eliminimi i të metave dhe veseve shoqërore të shqiptarit në raport më vendin tij, shtetin e shoqërinë ku jeton. Ky vizion jo vetëm që nuk ekziston dhe nuk u shfaq në asnjë rast prej tij në kushte qeverisëse, por moralisht shoqëria është në degradim të thellë e atij nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë për atë që aspak nuk i intereson shqiptarit të ndershëm: kullat, resortet dhe… anëtarësimi në BE.

Dhe në këtë sfond të trishtë e plot marrëzi që burojnë nga qënia e tij, ai shton çdo ditë dozat e injektimit të projekteve izraelite në Shqipëri, duke e bërë këtë me një zell të paturp, bash në kohën kur bota po qartësohet tashmë mbi një ideologji që kërcënon vetë atë e jo thjesht po kryen terror mbi një popull e mbi një rajon. Dhe ka rëndësinë e vet të dihet nëse është një peng i vonë i tyre dhe vepron si i tillë, apo që herët është njëri prej tyre, i të njëjtit regjistër ideologjik në mos dhe fetar, stisur maskueshëm si një misionar për Shqipërinë, duke qenë açik misionar i një tjetër përpjekjeje dhe në një tjetër formë i zhbërjes së Shqipërisë, një plani djallëzor, ku në dritë e ku në hije që ky vend, të paktën si shtet, të mos ekzistojë. Kjo, ç’prej rënies së Perandorisë Osmane, pra që nga Pavarësia. Dhe në raport me këtë plan është një lloj mrekullie prej Zotit që Shqipëria ekziston, edhe pse nën qindra mundime, si shtet. Por sot, nën Edi Ramën kjo është në pikëpyetje, ndoshta më shumë se kurrë. Të gjithë treguesit shoqërorë në Shqipëri janë në degradim, ku do mjaftonte vetëm shpopullimi, gjëma më e madhe që i ka ndodhur këtij vendi në histori. Dhe do mjaftonte vetëm fakti që Rama kurrë nuk ka treguar alarmim për shpopullimin, kurrë nuk ka ndërmarrë ndonjë reformë të posaçme për të, por për më tepër e kalon si diç normale, për të bërë një lidhje logjike, nën tmerr, mes kësaj fatkeqësie kombëtare në zhvillim dhe investimit të tij të ethshëm për ta futur Izraelin deri në poret e historisë së Shqipërisë.

Ndaj dhe sot ky duhet të jetë kryedebati që duhet të vlojë kudo, në çdo studio ku debatohet mbi qeverinë dhe Shqipërinë: Ç’mision ka ky njeri?!