Coinbase merr licencën për të operuar në Francë

Autoriteti i mbikëqyrjes financiare në Francë vendosi ti japë aprovimin Coinbase për të ofruar asete virtual dhe operuar në këtë sektor.

Bursa e kriptoasetee Coinbase Global siguroi një licencë në tregun Francez ditën e Enjte ndërsa synon të zgjerohet globalisht si pjesë e strategjisë së saj “Go Deep, Go Broad.”

Autoriteti i mbikëqyrjes financiare në Francë vendosi ti japë aprovimin Coinbase për të ofruar asete virtuale dhe operuar në këtë sektor.

Me këtë regjistrim Coinbase mund të ofrojë suitën e plotë të produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët dhe institucionet në vend.

“Licenca VASP në Francë na jep mundësinë të vijojmë të rritemi globalisht në mënyrën më të mirë të mundshme me shpreson se 1 miliardë njerëz do të jenë në kripto,” tha kompania.

Në fillim të vitit Coinbase tha se ishte në diskutime me Autoritetin Rregullator të Shërbimeve Financiare në Abu Dhabi për të marrë një aprovim si bursë e licencuar.

Ndërsa përpiqet të fitojë një vend në tregun Europian, kompania ka qenë në proces zgjerimi në Itali, Spanjë dhe Francë që prej vitit të kaluar.