Coutinho me deklaratë të madhe për transferimin te Barcelona

Philippe Coutinho është shumë i lumtur me transferimin te Barcelona.

Ai ka thënë që s’ka menduar dy herë pas ofertës së Barcelonës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kur dëgjova për interesimin e Barcelonës në mua, nuk u mendova dy herë”, deklaroi Coutinho.

“Nuk kisha aspak dyshime, doja të vija këtu. Kjo është çfarë kam ëndërruar, atë që kam dashur gjithmonë”.

“Të them të vërtetën, është ëndërr të jem këtu, jam tejet i lumtur. Është klub fantastik me lojtarë të shkëlqyer dhe do të mundohem të adaptohem sa më shpejtë që të jetë e mundur”, shtoi ai