Covid-19, mbi 1,400 kosovarë u rikthyen nga Gjermania

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se që nga shfaqja e pandemisë Covid-19 në Kosovë janë kthyer më shumë se 1,400 qytetarë nga Gjermania.

“Kosova rikthen qytetarët e saj nga Gjermania”.

“Më shumë se 1.400 kosovarë u rikthyen në shtëpitë e tyre që nga shfaqja e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Institucioneve të vendit dhe autoriteteve gjermane”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.