Çukapikët në jetën tonë

Çukapiku nuk e di se e ka shëmtuar bukurinë e kësaj pikture dhe prej një pikture e cila kushtonte miliona dollarë e shndërroi në një pikturë të pavlerë!

Ai s’bëri asgjë tjetër përveçse e ushtroi hobin e tij të preferuar, goditjen e drurit me sqepin e tij, duke mos menduar për asgjë tjetër pos për epshin tij.

Kështu janë disa njerëz, e kanë hobi t’ua rrënojnë të tjerëve ambiciet me fjalorin e tyre, ua dërrmojnë shpirtin dhe ua shuajnë shpresat të tjerëve me shakat dhe humorin e tyre të pa kripë. Ata nuk e kuptojnë se një person me vlera e shndërrojnë në një njeri të pavlerë me gjuhët dhe goditjet e tyre të vazhdueshme!

Talljet, përqeshjet, fyerjet, përgojimi është hobi i preferuar i këtyre mediokërve.

Nga: Dr. Rijad Imeri