Daçiç: Hungaria do të votojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe BE

Budapest, 2023. január 10. A Miniszterelnöki Sajtóiroda által közreadott képen Orbán Viktor miniszterelnök (j) fogadja Ivica Dacic szerb külügyminisztert a Karmelita kolostorban 2023. január 10-én. MTI/Miniszterelnöki Sajtóiroda/Fischer Zoltán

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi nga Budapesti, se Hungaria do të votojë kundër pranimit të Kosovës në disa organizata ndërkombëtare evropiane, si Këshilli i Evropës dhe BE-ja.

Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Peter Szijarto, Daçiç pohoi se ata konfirmuan këtë qëndrim disa herë.

Daçiç tha se Orban është veçanërisht i interesuar për qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. /tiranapost